Vdiq Xhemoli

Vdiq Xhemoli e shkoi ne parajse i del para Shen Pjetri duke i dhene mireseardhjen dhe i ben nje shetitje ne parajse. Kalon ke dhoma e oreve te korrupsionit.
Shikon Xhemoli nje ore qe rrotullohet deri ne cerek. Pyet Xhemoli.
– E kujt osht kjo ora ketu or Shen Pjeter?
– Kjo asht e Frances – i thote ai
Ecin edhe pak edhe Xhemoli shef nje ore qe rrotullohej deri ne gjysme e kthehej mbrapsht.
– Po kjo e kujt eshte?
– Ah kjo asht e Kolumbis.
Rri mendohet pak Xhemoli e pastaj i kthehet Shen Pjetrit.
– Po mir ene i qejf kom. A po ma trego njehere oren e Shqiperise?
– Ah moj zemer – i thot Shen Pjetri- ajo s’eshte ketu. Ate e ka mor Zoti per ventilator.

Të ngjashme

Ska komente

Komento