Trimëria e minjve

Tre minj ulen në banak dhe pinë tekilla. Miu i parë, përplas gotën ne banak dhe thotë: “Unë jam aq trim sa që çdo ditë marr pak helm minjsh dhe e fus në gojë si çamçakëz, vetëm për tu ndjere pak ‘high’”.
Miu i dytë e shikon, pi eks dy tekilla përplas gotën ne banak dhe thotë:
“Unë jam aq trim sa që çdo ditë shkoj tek kurthi i minjve, ngrejë qarkun e kurthit edhe bëj pak stërvitje me të”.
Miu i tretë, pi eks tri tekilla, përplas gotat ne banak dhe niset të dalë jashtë. Dy minjtë tjerë e shikojnë me habi:
“Ku po shkon ti?”
“Po shkoj te rrah një mace”

Të ngjashme

Ska komente

Komento