Studenti Shqiptar dhe Kinezi

Dy studente, njeri shqiptar e tjetri kinez, shetisnin rrugeve te Pekinit me dy zagare perdore.
– Qeni im eshte me i zgjuar se i yti, – tha kinezi.
– Nuk eshte e vertete, – ia ktheu shqiptari, po deshe i provojme.
– Mire, – tha kinezi dhe iu drejtua qenit te vet:
– Ik ne shtepi dhe sillme paketen qe kam mbi tryezi.
Qeni u largua me vrap dhe solli paketen.
– Ik dhe mbyll deren e dhomes se e kam harruar hapur! – i tha shqiptari qenit te vet.
Ai nuk levizi fare nga vendi. Shqiptari i futi nje shqelm dhe qeni u largua.
Pas pak studentet pane qenin e shqiptarit qe po vinte me nje zagare dhe nje zonje, e cila vraponte pas tyre.
– E sheh, – i tha shqiptari kinezit, – qeni im jo vetem qe ka gjetur nje te dashur per vete, por po me sillka edhe nje te tille mua.

Të ngjashme

Ska komente

Komento