Shpërblimi

Betino Kraksi po ushëtonte me makinën e tij. Befas shikon një grua që rrëzohët në trotuar. Ndaloi makinën, e mori dhe e dërgoi në spital, ku i japin ndihmën e parë.

– Ju faleminderit shumë, – i thotë ajo.

– Nuk di si tua shpërblej këtë nder që më bëtë.

– Fare thjeshtë, zonjë! Në zgjedhjet e ardhëshme, votën ta jepni për partinë time. Gruaja e mblodhi veten, fërkoi sytë dhe vetëm kur e njohu tha:

– Unë jua di për nder vërtëtë, por unë jam dëmtuar në tule e jo në kokë. Mua akoma nuk më ka lënë mendja.

Të ngjashme

Ska komente

Komento