Rreziku më i madh

Dy të dehur ishin nisur për tu kthyer në shtëpi. Meqë e patën shumë të vështirë të ecnin, menduan ta kalojnë natën aty pranë. Bënë një copë herë debat se ku të flinin: njëri thoshte në rrugë kurse tjetri në lulishte, nën një pemë. Por në fund vendosën të flinin në mes të asfaltit. Aty nga mesi i natës vjen një “Benz”, me shumë shpejtësi, i sheh ata në rrugë dhe duke menduar tu shmanget, u përplas me një pemë aty në lulishte.

– A e shikon pse të thashë të flinim këtu, – i tha njëri.

— Sikur të flinim në lulishte do ta kishim hangër…

Të ngjashme

Ska komente

Komento