Psikologu, mafiozi dhe gruaja…

-Unë jam psikolog
-Unë jam mafioz… Pra të shikojmë se çfarë psikologu je, përpiqu të saktësosh se për çfarë mendoj. Për çdo mendim që do te gjesh do të jap 100 euro
-Mirë, ti vjen nga nga Ohri, d.m.th. ke qenë në liqen. Tani rikujtohesh se sa bukur ka qenë atje.
-Bravo! E saktë! Merr një qindëshen.
-Pasi ke kaluar bukur, ke qenë me grua. Dhe tani mendon për të.
-Pikërisht ashtu është! Ja edhe një një qindëshe.
-Përveç kësaj nuk dëshiron të shkosh në shtëpi.
-E saktë, ja edhe një qindëshe.
-Meqë nuk të shkohet në shtëpi me siguri je i martuar. Dhe meqë je mafioz sigurisht mendon se nuk do të ishte keq që ta vrisje gruan tënde që të mbetesh me tjetrën.
-Ha! Ja një mijë!
-Po pse një mijë? A do më jepje nga 100 euro për çdo mendim të saktë?
-Po, por ky nuk është mendim, kjo është ide!

Të ngjashme

Ska komente

Komento