Presidenti dhe kryeministri

Ish presidenti i Shqipërisë, gjatë kohës kur kryente këtë funksion, niset për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në axhendën e takimeve, kishte edhe takimin me Mbretëreshën. Pas takimit zyrtar, Mbretëresha e fton presidentin të hanë drekën bashkë. Në biseda konfidenciale, gjatë drekës, presidenti përfiton ta pyesë mbretëreshën:

– Pash Zotin, si ia ban me e ditë a e ke kryeministrin të zgjuar apo të marrë, se unë plasa me e gjet një mënyrë, po s’po ja dal.
– Kryeministrin? Kollaj fare, – thotë mbretëresha dhe merr në dorë një celular. – Alo! Tonny Blair?

– Si urdhëron?- përgjigjet kryeministri.
– Të lutem gjeje kush është ai person, të cilin prindërit tuaj e kanë fëmijë dhe ti nuk e ke as vëlla e as motër?
– Bravo Tonny,-thotë mbretëresha, – je i zgjuar, – dhe mbyll telefonin.

– Ooooo Madhëri, ju jeni e madhe… Baaaa ku ju ka shkue mendja. Do t’ja baj edhe unë Lekës tem (kryeministrit të kohës).
Sapo kthehet në Shqipëri, presidenti i telefonon Aleksander Meksit për ti provuar intelligjencën.

– Alo! O Lekë!
– Po Doktor, – përgjigjet kryeministri.
– Po të baj nji pyetje për me e kupu a je inteligjent, a je budallë.
– Bëje Doktor.
– Kush është ai person që prindërit tuej e kan fëmij, kurse ti s’e ke as vëlla e as motër?
– Po mendohem pak se nuk po e gjej.
– Mendohu, mendohu, se nuk ke faj ti, -thotë presidenti qejfprishur.

Pasi mendohet për rreth gjysëm ore, kryeministri i telefonon presidentit për t’i treguar se nuk e gjen dot, prandaj i kërkon leje të dalë e të pyesë nëpër Tiranë.
Pasdite kryeministri khehet në zyrë dhe menjëherë i telefonon presidentit.

– Alo doktor, e gjeta.

– Po he de kush është?
– Është Sabria, një katundar nga Peza që shiste djath në treg, përgjigjët kryeministri i kënaqur.

– Po jo more hajvan, jo. S’ke gjet gja.
– Pse?- pyet kryeministri gjithë dyshim.

– Se keg jet o Lekë, se nuk është Sabria prej Pezet, po Tonny Blair prej Anglijet, – përgjigjet presidentii zhgënjyer nga inteligjenca e kryeministrit të tij.

Të ngjashme

3 Komentet

  • Reply mirjeta 07/12/2010 at 7:25 pm

    ka qenë pilici dhe qytetari dhe kan shkuar ne gjinekologji dhe te dyt kan pasur grat duke lindur polici me qytetarin bisedonin pastaj doli nje doktorresh me nje femij ne dore edhe ja ban polici qytetarit hu qyky eshte i jemi se gruja jem edhe gjellen kur ta ban e shkrumit hahahahhaha<3<3

  • Reply aura 14/05/2014 at 7:56 pm

    ooo mirrrr

  • Reply aurora 14/05/2014 at 7:56 pm

    ooo mirrrr<3

  • Komento