Piktura

Një artist bën pikturën e tij të parë në karrierë dhe përplot krenari e dërgon në një galeri. Ai kërkon nga një punëtor në galeri që t’ia thotë mendimin e tij rreth pikturës.
– Nuk është e keqe. Më thoni si quhet piktura? – pyet punëtori.
– “Hyseni në Prishtinë” – përgjigjet artisti.
– E kush është kjo gruaja e zhveshur në pikturë?
– Gruaja e Hysenit.
– E ky burri i zhveshur pranë saj?
– Hasani.
– E ku është Hyseni?
– Po, në Prishtinë.

Të ngjashme

Ska komente

Komento