Pijaneci

Koleci pinte vazhdimisht. Iu lutën që ta linte atë të shkretë. Ai bëri sikur i dëgjoi për disa ditë, por përsëri u kthye në të tijën. Atëherë njëri nga shokët vendosë që ta trembi. E kishte zënë gjumi në kafen e tij të zakonshme. Kur zgjohet dëgjon ca zëra të çuditshëm. Ku jam këtu? — foli si me vete Koleci.
Ke ardhur në botën e këtejme, – i flet shoku me zë të çjerrë.
Dreq o punë! Qysh kur paskam ardhur këtej?
Ka nja tre ditë.
Po ti ke shumë?
– Një vit plot.
– Meqë qenke si i shtëpisë këtu, a më tregon se ku ka ndonjë pijetore, sa të lagu pak fytin…

Të ngjashme

Ska komente

Komento