Përjashtimet

Gjatë rrëmujave që ndodhën tek ne, një i armatosur ndaloi një autobuz dhe me revole në dorë, urdhëroi pasagjerët të zbrisnin. Ato, gjithë frikë zbatuan urdhërin. Në zbritje e sipër një vajzë i lutet atij që një plakë mjaft e moshuar të qëndronte pa lëvizur.

– Nuk bëj përjashtime, – foli prerë i armatosuri. Dhe më pas dha urdhër që të nxirrnin të gjithë lekët. Vajza iu lut që të bënte përjashtim për plakën e gjorë, por e njëjta përgjigje.

– Nuk bëj përjashtim fare, – foli ashpër ai.

– Tani grumbulloni të gjitha bizhuteritë. Njerëzit bënë siç u thanë, por vajza iu lut të armatosurit që plaka të mos e hiqte unazën e saj, meqë ishte futur thellë në gishtin bullafiq të plakës. Ai përsëri të njëjtin qëndrim. Pas pak ai urdhëroi që femrat të ndaheshin në një anë, pasi do të kishin ca punë me to. Duke marrë vesh se ku e kishte fjalën i armatosuri, vajza iu lut të bënte përjashtim për plakën. 1 armatosuri i hodhi një vështrim të egër, kurse plaka iu hakërrye:

– Ai thotë që nuk bën përjashtime, ti vazhdon të pyesësh si budallaçkë!

Të ngjashme

Ska komente

Komento