Patkoi dhe fati

Një familje kishin ndërtu një shtëpi të re dhe që punët të ju shkonin për së mbari, ata donin që të vendosnin një patku kali tek dera e hyrjës.

Para se te vendosnin patkuan, ata shkuan tek hoxha për me e pyet për këtë muhabet.

– Çfare more? Doni me varë patku n’derë t’shpisë e? E pse?-i pyeti hoxha.

– Po thonë se o sevap e t’hec mirë kur var i patku n’derë, o hoxhë.

– Sa budallenjë që jeni! – vazhdoi hoxha,- po kali ka katër copë si ato edhe ha dajak për ditë, ju doni t’ju heci marë me një.

Të ngjashme

Ska komente

Komento