Pasqyra ngaterrese

Një fshatar zbret në qytet, pasi shet ca gjëra, blen një pasqyrë të madhe dhe e sjell në shtëpi. Shikon e shoqja për herë të parë veten në pasqyrë dhe tmerrohet. 

– Kuku, ç’më ka gjetë! Paska pru burri, një grua tjetër në shtëpi.

Dëgjon e vjehrra dhe e pyet se ç’kishte ndodhur. Kur ajo i tregon arsyen, shikon e vjehrra veten dhe i thotë:
– Hiç mos u ban marak. Qënka plakë e nuk u dashka gja.

Të ngjashme

Ska komente

Komento