Pas seances parlamentare

Një deputet i një partie, duke dalë nga parlamenti u ndesh me kundërshtarin që e kishte fyer në diskutimin e tij. Deputeti i fyer, meqë nuk mbante inat, e përshëndeti tjetrin njerëzisht.

Por, ky i fundit e shikoi me përbuzje dhe i tha:

– Unë nuk i përshëndes faqezinjtë!

– Kurse unë po… – i tha tjetri dhe u largua.

Të ngjashme

Ska komente

Komento