Papagalli trim

-Papagalli prej kohësh hiqej si më trimi i pyllit. Ai u shkonte të gjitha kafshëve me përjashtim të mbretit Luan dhe i ofendonte, apo edhe u gjuante me shpulla. Njëherë papagallit i del para ariu, i cili sapo kishte gjetur pak mjaltë dhe po e shijonte për qejfin e vet. Papagalli i thotë ariut:
-O ari, ma jep shpejt atë mjaltin se të thyej në mes, more vesh apo jo?
E shikon ariu njëherë me habi dhe ia kthen duke qeshur:
-Qenke humorist i madh zotërote, po më ler rehat se po shijoj drekën time sot.
Papagalli e ngacmon sërish ariun, derisa ky i fundit nuk duron më, por ngrihet dhe i jep një grusht papagallit, aq të fortë, sa shpendi shkon e përplaset pas një peme dhe i bien të gjitha pendët. Në atë moment ariu shfryn i inatosur dhe bën të largohet. Papagalli ngrihet si i trullosur dhe i thërret:
-O ari, o frikacak… tani që u zhvesha unë ikën ti?…

Të ngjashme

Ska komente

Komento