Orangutang

Gjykatësi pyet të pandehurin:
– Pa shiko si e ke katandisur tjetrin duke e rrahur. Cili ishte sebepi i një sherri të tillë?
– Më tha orangutang, prandaj.
– Domethënë ashtu ëëë…. Po mirë, kur ta tha këtë?
– Para katër vjetësh zoti gjykatës.
– Po mirë, ti këtë person e ke rrahur javën e kaluar.
– Ashtu është zoti gjykatës, por unë javën e kaluar e mësova se çfarë do të thotë Orangutang…

Të ngjashme

Ska komente

Komento