Nuk është rasti i njëjtë

Po po e dashur, po vij menjëherë. Çfarë po bej? Jam me demin po pimë nga një birre. Pothuaj mbaruam, vij për dy minuta. Çfarë te blej? Po mire, po kaloj nga supermarketi përpara se te vij për ne shtëpi.
Luani mbyll telefonin, ndërsa demi qesh me ironi.
– Si ka mundësi, pyet i çuditur ai luanin, te merr gruaja ne telefon dhe ti i thua: po, mbarova, erdha menjëherë, po i blej te gjitha. Nuk mund t’i biesh me grusht tavolinës, te trashës zërin, unë jam burri, mbreti i xhunglës dhe mjaft me llafe?
Dhe luani qe i përgjigjet:
– Vëlla, mos i ngatërro gjerat! Gruaja jote është lope, e imja është luaneshe!

Të ngjashme

Ska komente

Komento