Nota

Hyn studenti në provim i papërgatitur. Profesori ia bën pyetjen e parë, ai nuk e di. Ia parashtron të dytën, po ashtu nuk e di. Për të tretën as që ka dëgjuar… Dhe nga nevrikosja, profesori ia shkruan në indeks: ‘Majmun’.
Pasi e shikon indeksin, studenti i thotë:
– Profesor, këtu e keni vënë vetëm nënshkrimin tuaj, nuk ma keni shkruar notën.

Të ngjashme

Ska komente

Komento