Në burg

Një i burgosur vuante një dënim të rëndë. Gardianit i kishte bërë përshtypje që asnjëri nuk vinte ta takonte të burgosurin. Dhe një ditë i tha:
– A keni familje? – Si or nuk kam, – u përgjigj i burgosuri.
– Kam gruan dhe pesë djem.
– Po pse nuk vjen asnjeri të bëjë ndonjë vizitë?
– Të më shikojë? — u përgjigj i burgosuri.
– Po kush i lejon! Edhe ata janë futur në burg si unë.

Të ngjashme

Ska komente

Komento