Nastradini dhe gropa

Një ditë Nastradini me një zell të jashtzakonshëm, po gërmonte një gropë në kopshtin e tij.
– Çfarë po bën ashtu, Hoxhë efendi?
– Po bëj një gropë për të vendosur gurët që gjenden të shpërndarë nëpër kopësht. Fqinji i befasuar thotë:
– Efendi, pasi ta hesh mbushur gropën me gurë, çfarë do të bësh me dheun e gropës? Nastradini iu përgjigj:
Shiko i dashur fqinj, unë kam aq shumë punë, sa që nuk kam kohë të mendoj për këtë problem.

Të ngjashme

Ska komente

Komento