Molekula

Ademi ishte polic dhe vazhdonte shkollën e mesme natën. Atë ditë u vonua dhe ora e kimisë kishte filluar. Mesuesi kishte shkruar një barazim kimik dhe po pyeste për një molekulë që mundonte në krahun e djathtë të barazimit. Iu drejtua “nxënësve”, që nuk merrnin edhe aq shumë vesh nga kjo lëndë:
– Ku shkoi molekula? E përsëriti këtë pyetje, por ata nuk jepnin asnjë përgjigje. Atëherë u ngrit Ademi, shkoi tek mësuesi, nxorri pistoletën dhe iu drejtua shokëve:
– Ose ja gjeni molekulën mësuesit, ose ju çoj të gjithëve në degën e punëve të brendeshme.

Të ngjashme

Ska komente

Komento