Mjeku i suksesshëm

Një shqiptar hap një ordinancë në Gjermani. Puna i shkon për mrekulli. Pacientët fillojnë të ikin nga klinikat gjermane dhe të vijnë e të shërohen në ordinancën e shqiptarit.

Shoqata e mjekëve gjermanë të shqetësuar dërgojnë një mjek ‘sekret’ për të zbuluar fshehtësinë e suksesit të mjekut shqiptar.
– Kam problem me ndjenjën e të nuhaturit- thotë mjeku gjerman.
– Motër, ilaçin numër 7!- kërkon mjeku shqiptar.
Motra e sjell një kovë me jashtëqitje.
– Kuuu, çfarë ere!!!- bërtet gjermani.
– Shkruaje ‘i shëruar’!- i thotë shqiptari motrës medicinale.

Me kalimin e kohës, mjekëve gjermanë nuk iu mbetet asnjë pacient. Ata e dërgojnë sërish mjekun e njëjtë, por kësaj radhe me tjetër diagnozë.
– Kam pasur një aksident dhe e kam humbur kujtesën. Nuk mbaj mend asgjë- thotë mjeku i shtirur si pacient.
– Motër, ilaçin numër 7!- kërkon mjeku shqiptar.
– Joooo!- bërtet gjermani.
– Shkruaje ‘i shëruar’!- i thotë mjeku shqiptar.

Të ngjashme

1 Comment

  • Reply alba 07/10/2014 at 4:22 pm

    kjo ishte shum e mir veq vazhdoni

  • Komento