Mendim punëtori

Brezhnjevi po mbante një fjalim të zjarrtë për të mobilizuar masat në rrugën e tyre. Në një moment ai tha: – Në jo vetëm që do ti zëmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe do ti kalojmë ato. Njëri nga të pranishmit, ngriti dorën për të kërkuar fjalën. Sigurimsht u munduan ta ndalojnë, por Brezhnjevi që e kishte parë veprimin e tij, ia dha fjalën.
– Unë kisha një propozim shoku Brezhnjev!
– Pa, na e thuaj.
– Mendoj që ti zëmë Shtetet e Bashkuara, por të mos kalojmë ato.
– Pse kështu?
– Sepse do të na i shikojnë pantallonat me arna.

Të ngjashme

Ska komente

Komento