Mëkati

– Kam bërë një mëkat e dua të rrëfehem, – i tha Avidi priftit.
– Hë, bir, rrëfehu se do të falen mëkatet!
– U njoha me një vajzë fantastike. E ftova për kafe dhe ajo nuk kundërshtoi…
– Vazhdo i bekuar, deri këtu nuk ka mëkat.
– Pimë një kafe dhe bëmë një xhiro në parkun e qytetit…
– Përsëri nuk ka mëkat.
– Pastaj ajo më ftoi në shtëpinë. Prindërit e saj ishin në një darkë dhe ajo më propozoi të bënim dashuri…
– Nuk ka ndonjë mëkat, i bekuar.
– Por sapo filluam, erdhën prindërit e saj, e unë mezi arrita të largohem.
– Ah, ky po. Ky është mëkat! Prindërit e saj paskan bërë mëkat të madh, prandaj duhet të vijnë të rrëfehen.

Të ngjashme

Ska komente

Komento