1. DASHURIA…
Java e 6-te: Te dua
Muaji i 6-te: Sigurisht qe te dua
Viti i 6-te: Po te mos te doja do te te kisha lënë me kohe
2. TE ARDHURIT NE SHTEPI
Java e 6-te: E dashur erdha unë
Muaji i 6-te: C’kemi!
Viti i 6-te: Ca ka bo mami për dreke?
3. TROKET DERA…
Java e 6-te: Mos u mundo, e hap unë derën
Muaji i 6-te: Ta hap unë derën?
Viti i 6-te: Hape pra derën!
4. TELEFONI…
Java e 6-te: E dashur te kërkon Mira ne telefon
Muaji i 6-te: Te kërkojnë ne telefon
Viti i 6-te: Është për ty
5. FEMIJET…
Java e 6-te: Sa fëmijë do ti?
Muaji i 6-te: Mamaja jote është shume e keqe
Viti i 6-te: I paske ngjare racës se mamit
6. PLANE PER PUSHIMET…
Java e 6-te: Këtë vere do te te çoj ne Venecia
Muaji i 6-te: E di c’ke, a ikim ne Durrës?
Viti i 6-te: Pse, s’të rrihet ne shtëpi ty?
7. DHURATAT…
Java e 6-te: Shpresoj te te pëlqejë kjo unaze
Muaji i 6-te: Mora një kornize, a kemi ndonjë fotografi qe ta varim ne mur?
Viti i 6-te: Na, blej naigjo për vete me këto leket
8. SHKOJME NE KINEMA…
Java e 6-te: Cili film te pëlqen?
Muaji i 6-te: A shkojmë ne kinema ?
Viti i 6-te: Shko ne kinema, mua me pëlqeu shume!
9. PAKUJDESITE…
Java e 6-te: Mos u mërzit shpirt se nuk ngel njolle
Muaji i 6-te: Kujdes pra!
Viti i 6-te: Sa e pakujdesshme qe je mi gru!
10. MENDIME TE NDRYSHME…
Java e 6-te: Unë nuk mendoj kështu
Muaji i 6-te: E ke gabim
Viti i 6-te: Ç’ia fut kot!
11. GATIMI…
Java e 6-te: Me pëlqen shume gatimi yt
Muaji i 6-te: Ca ka për dreke?
Viti i 6-te: Prape makarona paske bo…na plase mo!
12. PIHET…
Java e 6-te: Çfarë dëshiron te pish?
Muaji i 6-te: Me bej një Martini
Viti i 6-te: Prape paske harru me i fut akull
13. RROBAT DHE PAZARI…
Java e 6-te: Te shkoka shume ky fustani
Muaji i 6-te: Bleve fustan tjetër?
Viti i 6-te: Sa leke beri ky fustani?
14. ME FAL…
Java e 6-te: S’ke pse kërkon te falur
Muaji i 6-te: S’ka gjë jo…u mësuam ne me ty!
Viti i 6-te: He ta marrte dreqi dorën ty…
Ska komente