Llojet e bukëve

– Si ishte andej? – e pyet një shok i ngushtë, Kujtimin që ishte kthyer nga një specializim në Francë.
– Veç nuk mundet me folë njeriu, por ishte jetë tjetër. – Paris ma!
– Jo, unë isha në Marsejë, por tuj fillu nga buka, që është gjaja e parë për ne, nuk krahasohemi hiç.
Kishte shtatë lloje bukësh në dyqan.
– Thashë ça do të na thuash, po shtatë lloje i kemi edhe këtu: të djegur, të papjekur, të deformuar, të shtypur, me kripë shumë, të pa mbrume, me krunde…

Të ngjashme

Ska komente

Komento