Krevati

Një mashkull paraqitet te mjeku dhe i thotë:
– Doktor, secilën herë që shtrihem në krevat, mendoj se dikush është nën të. Kur hy nën krevat mendoj se dikush është mbi të… po çmendem.
– Eja tek unë për dy vite, tri herë në javë dhe do të shëroj – zotohet mjeku.
– E sa kushton?
– 50 euro vizita!
Pacienti nuk u paraqit më kurrë te mjeku dhe pas gjashtë muajsh, ai e takon në rrugë:
– Ku je ti që nuk erdhe më asnjëherë tek unë?
– Për 50 euro vizita? Një kamerier më shëroi për pesë euro.
– E si? – pyet doktori.
– Më tha që t’ia pres këmbët krevatit!

Të ngjashme

Ska komente

Komento