Kosi i Nastradinit

Një ditë Nastradini mori një shishe kos dhe u drejtua për tek liqeni i qytetit Akshehir. Me të mbërritur në breg të liqenit filloi duhe derdhur shishen e kosit në liqen dhe me dorën tjetër po e përziente me një lugë druri. Njerëzit e habitur e pyesin: Efendi, çfarë po bën kështu?
Nastradini përgjigjet: Po ju a nuk i keni sytë në ballë që nuk shikoni se çfarë bëj? Efendi, çfarë të ka shkrepur në kokë ashtu? Ti e di shumë mirë se është e pamundur që të bëhet liqeni kos! Nastrani u përgjigj:
Për të ditur e di që nuk bëhet, po s’po kuptoj se pse keni ardhurur të gjithë me lugë në brez.

Të ngjashme

Ska komente

Komento