Kërkesa e pulës

Mblidhen kafshët për t’u ankuar te Zoti për dukjen e tyre dhe predispozitat. E para ia nis gjirafa duke u ankuar për qafën e saj të gjatë, nga e cila thotë se nuk mund të bëjë asgjë dhe se e tallin të tjerët. Zoti i shpjegon se falë qafës së gjatë, gjirafa është e vetmja kafshë që mund të arrijë gjethet e drunjve, prandaj refuzon kërkesën për ta ndryshuar. Paraqitet rinoqeronti dhe fillon të ankohet për dukjen jo-estetike, por Zoti e hesht me faktin se pikërisht dukja e fytyrës së tij është një sistem i jashtëzakonshëm mbrojtës. Në këtë moment, çohet pula dhe thotë:
– Jo që po ankohem, mirëpo ose më jep hapje më të madhe ose vezë më të vogla!

Të ngjashme

Ska komente

Komento