Ka edhe më keq

Hyn babai në dhomën e vajzës së tij, ajo nuk është, ndërsa mbi krevat një letër. Menjëherë nisin t’i shkojnë nëpër mend gjërat më të këqija. Merr letrën dhe e hap:

I dashur baba,

Më vjen keq që ju njoftoj në këtë mënyrë se jam larguar nga shtëpia me të dashurin tim. Më në fund e gjeta dashurinë! Vetëm sikur ta shihnit çfarë tatuazhi të ëmbël që ka dhe sa i egër duket mbi motoçikletën e tij. Dhe jo vetëm kaq…

Më në fund jam shtatzënë, i dashuri më thotë se do të jemi të lumtur në shatorin e tij buzë malit dhe dëshiron të kemi shumë fëmijë. Kam zbuluar po ashtu se marihuana nuk është e dëmshme, prandaj kemi vendosur që ta mbjellim në mal që për çdo rast të kemi nëse na mbaron kokaina dhe ekstazisi.

Nga ana tjetër, shpresoj që shkenca të gjejë sa më shpejtë ilaçin kundër AIDS-it që të më shërohet i dashuri, sepse e meriton. Babi, nuk dua të shqetësohesh për mua, tash kam 16 vjet dhe kujdesem për vete, në fund të fundit, i dashuri im është 50 vjeç dhe ka përvojë jetësore, nga pesë martesat e mëparshme ka 11 fëmijë. Ai më jep këshilla të shumta për të marrë vendime, si p.sh. kur vendosa ta ndërroj fenë.

Shpresoj të të takoj së shpejti që t’i njohësh nipërit dhe mbesat tua.

P.S. Po bëj shaka, kam shkuar te shoqja.

Vetëm desha të të tregoj se ka gjëra shumë më të tmerrshme sesa notat e këqija që i kam marr në gjysmë vjetor e që do t’i gjesh në vitrinë.

Të dua!

Të ngjashme

Ska komente

Komento