Jaguari

I ankohet shoku-shokut dhe i kërkon ndihmë se si të çlirohet nga gruaja e tij.
– Blija një Golf, ajo nuk di të vozisë, do të përplaset për ndonjë shtylle dhe problemi është i zgjidhur.
Dhe ai vepron ashtu. Por pas dy ditësh shkon te shoku duke qarë. Gruaja bëri ndeshje, Golfi u shkatërrua, ndërsa atë nuk e ka gjetur asgjë.
– Blija një Mercedes se shkon më shumë, do të përplaset më fort dhe do të vdesë.
Ia blen Mercedesin, por përsëri pas dy ditësh shoku nuk është i lumtur. Mercedesi është prishur në ndeshje, gruaja ka shpëtuar.
– Dëgjo! Blija një Jaguar se nga ai nuk ka shanse të shpëtojë.
Pas dy ditësh vjen shoku krejt i lumtur:
– Shoku, gruaja nuk është më!
– Apo, shyqyr! E Jaguari?
– Jaguari (lloj tigri) asgjë! Ja ku po ec nëpër oborr, por duhet ta kthej në kafaz…

Të ngjashme

Ska komente

Komento