I zoti i shtëpisë jashtë shtetit

Shkon i zoti i shtëpisë jashtë shtetit për pune dhe e detyron një punëtor që të kujdeset për familjen dhe shtëpinë e tij.
Pas disa ditësh ai e telefonon punëtorin të informohet për familjen.
Shefi: Çka po bën?
Punëtori: Jam duke e ndërruar bishtin e lopatës se mu thye.
Shefi: Si u thy?
Punëtori: Duke varrosur qenin tënd i cili ngordhi dje.
Shefi: Po si ngordhi qeni?
Punëtori: Po ra në pishinë.
Shefi: Po ai di të notojë si u mbyt?
Punëtori: Po nuk ishte ujë në pishinë kur ra.
Shefi: Po pishina gjithmonë ka ujë, si kishte mbet pa ujë?
Punëtori: Po kur erdhën zjarrfikësit ta shuajnë zjarrin që digjte shtëpinë tënde e shfrytëzuan edhe ujin e bazenit.
Shefi: Po si u dogj shtëpia?
Punëtori: Disa gra kishin hedhur cigaren në një dhome kur erdhën në varrimin e nënës tende.
Shefi: Po çka flet more, po si vdiq nëna?
Punëtori: Vdiq nga infarkti kur e pa gruan tënde duke të tradhtuar me shokun tënd të ngushtë.
Shefi: Bobo çka paska ndodhur kështu, të paktën më thuaj diçka pozitive.
Punëtori: Të kujtohet para se me ik, që bëre analizat e SIDËS?
Shefi: Po e mbaj mend.
Punëtori: Eh ato të kishin dal POZITIV…

Të ngjashme

Ska komente

Komento