I urituri

Në një restorant u fut një burrë i uritur. Pa i kushtuar rëndësi çmimeve, pasi nuk kishte asnjë lekë në xhep, porositi disa gjëra.
Si u ngop, thirri kamarierin.
– Çfarë iu bëni atyre që nuk paguajnë? — pyeti ai. – Atyre! — foli gjithë nerva kamarieri.
— Atyre u nxijmë syrin.
– Meqë veproni kështu, atëherë më nxini mua të dy sytë që të vij edhe nesër të ha pa paguar.

Të ngjashme

Ska komente

Komento