I pamartuar

Njeri mbeti i pamartuar, sepse tërë jetën kërkonte femër të përsosur. Kur u bë 70 vjeçar, dikush e pyeti:
-“Ke udhëtuar tërë botën. Si nuk e gjete një femër të përsosur??
Plaku u pikëllua shumë dhe tha: -“Njëherë isha afër një femre të tillë”.
Tjetri vazhdoi: -“Po ç’ndodhi? Pse nuk u martove me të?”
Plaku, edhe më tej i pikëlluar, ia ktheu: -“Ç’të bëj? Ajo po ashtu, kërkonte mashkullin e përsosur.

Të ngjashme

Ska komente

Komento