Gratë e ministrave

-Gratë e dy ministrave të rinj, po pinin kafe te “Sheratoni” dhe po ankoheshin për problemet e tyre. Njëra prej tyre tha:
-Paratë që merr burri im nuk mjaftojnë asnjëherë, nuk di si do ia dal mbanë!…
E dyta i mban ison:
-Ideale do të ishte të gjeje një të dashur që të të jepte dy milionë lekë në muaj.
E para ia kthen:
-Po, posi, po ku ta gjej se?!
-Epo e njëjta gjë është edhe po të kesh dy të dashur që të të japin nga 1 milionë – ia kthen shoqja.
E para thotë:
-Të them të vërtetën, edhe 4 të dashur me nga 500 mijë lekë secili në muaj, nuk do të ishin keq.
Në këtë çast ndërhyn një plak që ishte ulur aty pranë dy grave dhe po dëgjonte bisedën:
-Dëgjoni çupa, kur të arrini në 20-30 mijë lekë për një të dashur, mua më keni këtu…

Të ngjashme

Ska komente

Komento