Femijet e prapte

Nje cift kishin dy femijet me te keqinj ne te gjithe qytetin. Te dy ishin djem, perkatesisht 8 vjec dhe 10 vjec. Sa here qe ne qytet do te ndodhte nje prapesire, te gjithe e dinin qe keta femijet kishin dore.
Per ti ndrequr, prinderit vendosen ti conin tek prifti. Ky prifti supozohej te kishte ndihmuar te gjithe femijet e keqinj ne te gjithe qytetin. Thane ta provonin nje here fatin, te shifnin se cmund te bente prifti.
Ne fillim dergojne femijen 8 vjec. Prifti e merr dhe e ul ne nje karrike, dhe e pyet:
– Ku eshte Zoti?
Djali nuk pergjigjet. Prifti e pyet prape:
– Ku eshte Zoti?
Djali kete here behet pak nervoz, dhe fillon te tundet ne karrike. Prifti nxehet dhe uleret:
– KU ESHTE ZOTI?
Djali del me gjithe shpejtesine e tij nga kisha, shkon ne shtepi dhe futet ne dollap. Prinderit te habitur, i shkojne afer dhe e pyesnin.
– Cfare ke?
– Kete here jam vertet ne telashe, – pergjigjet djali, – Zoti ka humbur dhe prifti kujton se une e kam vjedhur

Të ngjashme

Ska komente

Komento