Fati i keq

Takohen dy miq dhe teksa njeri duket i qeshur dhe plot gjalleri, tjetri rri i vrenjtur.
Ai qe duket i gezuar pyet tjetrin:
– C’ke, s’me dukesh mire?
– Po ja, nis tjetri, me vdiq gjyshja para 1 muaji…
– E pastaj?…i kish vajtur koha asaj, plake hesapi, – ja pret tjetri.
– Jo me, nuk e kam aty muhabetin, po ja, pa e ditur asnjeri, gjyshja kish patur gjithe ate pasuri. Nga gjithe ata niper e mbesa, mua me la shumicen, rreth $150,000.
– Po ti qenke per t’u uruar dhe jo ngushelluar, – thote miku entuziast.
– Eeee po javen qe pasoi me vdiq nje kusheri i larget qe pothuaj nuk e njihja as per emer dhe ai me le ne testament koleksionin e tij te plote te oreve zviceriane i cili vlente rreth
$500, 000.
– Dreq o pune, kesaj i thone te te eci fati!
Edhe javen tjeter me vdiq tezja dhe me kish lene jo pak por $85,000 si dhe disa sende floriri me shume vlere.
Tjetri, me sy te caperlyer ne maksimum i thote: Ja ky eshte fis per koke te fisit, jo si ai fis koti qe kam une!
Po shoku fatlum ja pret i merzitur :
Po ore po, ashtu mendoja dhe une, por shiko:
sot vajti e shtune dhe …hic, akoma s’po vdes njeri kete jave, kaq e pati fati im

Të ngjashme

Ska komente

Komento