Falli

Njëri, i mërzitur shumë nga gjendja e tij ekonomike që po i vështirësohej nga dita në ditë, shkoi tek një fallxhor.
– Dua të më tregosh se si do të bëhet me gjendjen time ekonomike! — i thotë ai.
Si rrotullon disa herë një kokërr fasule që kishte në dorë, fallxhori i thotë:
– Edhe nja dy vjet keq do ta kesh!
– Po psstaj, do të rregullohem?
– Jo, edhe më vonë kështu do të jesh, por do të mësohesh me hallin e nuk do të bëjë më përshtypje.

Të ngjashme

Ska komente

Komento