Dy miq të vjetër

Takohen dy miq të vjetër.
– Po, ku je o burrë? Ka vite që s’të kam parë. Si janë fëmijët?
– Mirë janë, faleminderit. Djali i madh e ka kryer ekonomikun, i dyti juridikun, vajza është bërë arsimtare, kurse djali i vogël është hajn.
– E kur keni këtë familje intelektualësh, pse nuk e largoni hajnin nga shtëpia?
– Po ai na mban gjallë, se këta të tjerët janë pa punë…

Të ngjashme

Ska komente

Komento