“Do ma shesësh mua gomarin tënd?”

Ishte njeherë një burrë plak, bujk, i cili kishte probleme me të shoqën pasi ajo gjithmonë ankohej. Ndonjëherë, për të shmangur bezdisjen nga e shoqja, ai merrte gomarin dhe dilte në ara. Ai punonte fushën dhe ndërkohë gomari e ndihmonte. Momentet e vetme të qëtësisë i kishte kur ishte larg së shoqes. Një ditë puna në arë i zgjati pak më shumë se zakonisht. Gruaja i shkoi në arë për të parë se çfarë po bënte dhe filloi sërisht me ato të vetat. Ndërkohë që gruaja vazhdonte ti fliste ai vazhdonte me punët e veta. Ai ishte përkulur për të hequr disa barëra të këqija dhe e shoqja u përkul dhe po i ankohej në vesh. Në këtë kohë gomari afrohet dhe i qëllon me shkelm gruas, e cila rrëzohet, përplas kokën dhe vdes.
Pas disa ditësh njerëzit kishin ardhur për varrim dhe po i shprehnin burrit ngushëllimet. Në këtë kohë kryeplaku i fshatit ishte ulur në fund të dhomës dhe po e shikonte me kujdes ceremoninë. Ai vuri re se kur shkonin gratë per ta ngushëlluar, burri lëvizte kokën në shenjë pohimi. Sa herë shkonin burrat dhe i thonin diçka, ai lëvizte kokën në shenjë mohimi. Pra kur i afroheshin gratë ai thoshte po dhe kur i afroheshin burrat ai thoshte jo. Pas pak kryeplaku çohet dhe e pyet pse e bënte atë veprim. ”E di pse, i tha burri, kur vinin gratë me thonin se kisha një grua shumë të mirë dhe shumë nikoqire ndërsa kur vinin burrat më thonin: “Do ma shesësh mua gomarin tënd?”

Të ngjashme

Ska komente

Komento