Dëshmitar okular

Po dëshmonte një dëshmitar okular i një aksidenti automobilistik. Ja dialogu midis tij dhe avokatit:
Avokati: A e pa aksidentin?
Dëshmitari: Po, zotëri.
Avokati: Sa larg vendit të aksidentit ishe?
Dëshmitari: 10 m e 12 cm.
Avokati (duke menduar se do ta futë në kurthë): Hm, po a mund të na thuash si ka mundësi që e di me saktësi distancën?
Dëshmitari: Sepse kur ndodhi aksidenti, mora një metër dhe mata, distancën. E dija që do të dilte ndonjë avokat budalla dhe do të ma kërkonte.

Të ngjashme

Ska komente

Komento