CV-ja e nje politikani

Kafene ma pergatiste nje sekretare e re dhe seksi, shkoja ne pune me nje Peugeot te zi. Nje dite me pyeten nese mund te kontribuonte ndermarrja me 10.000 Lek per shpenzimet e varimit te nje shoku te Komitetit Qendror. U thashe se me kaq lek mund te varosja gjithe komitetin.

Nga ai moment u bera drejtor ne nje ndermarrje me te vogel.

Kafene ma pergatiste nje sekretare e moshuar, ne pune shkoja me autobuzin e ndermarrjes. Nje dite u qortova pasi nuk isha ne mbledhjen e fundit te partise. U pergjigjia qe nese e dija qe ishte e fundit do te kisha shkuar…

Nga ai moment kam punuar si mjeshter

Ne pune shkoja me urban, kafene e mengjesit e beja vete. Ne atelie kisha ne mur foton e Enverit dhe te Brigitte Bardot. Njehere thashe qe c’e mbaj foton e asaj kurves? Mora foton dhe….

Nga ai moment kam punuar si puntor krahu

Ne pune shkoja me biciklete dhe kafene s’e pija me. Njehere kur po hapnim nje kanal vjen dikush dhe me thote te fsheh bicikleten se do kalonte nje delegacion i partise. I thashe qe nuk kishte problem pasi ishte me celes…

Nga ai moment mbeta pa pune… deri ne ndryshimin e regjimeve.

U reabilitova, hyra ne politike, u anetaresova ne nje parti.

Kafene ma sherben nje sekretare seksi, ne pune shkoj me Benz ML me shofer.

Ne pergjithesi votoj here pas here, dhe kam kujdes te mos them asnje fjale.

Të ngjashme

Ska komente

Komento