Cikli i jetës

Paramendojeni ciklin jetësor po të zhvillohej në kah të kundërt. Fillimisht do të duhej të vdisja. Pas kësaj do të më dërgonin në një shtëpi pleqsh. Pas disa kohësh, për shkak të shëndetit të mirë, do të më largonin nga aty.

Do ta grumbulloja pasurinë time dhe pastaj do të punësohesha dhe që në ditën e parë të punës do të merrja dhurata. Do të punoja nja 40 vjet derisa të jem shumë i ri për të shkuar në pension.

Më pas do të studioja, do të dilja, do të argëtohesha me femra dhe do të përgatitesha për shkollën e mesme. Më pas do të shkoja në shkollë fillore, do të bëhesha fëmijë, do të luaja, pa kurrfarë obligimi, derisa të bëhem foshnje.

Do të kthehesha në bark dhe nëntë muajt e fundit do t’i jetoja në luks – ngrohje, gjumë, ushqim të gatshëm, larje… dhe do të përfundoja si orgazëm!

Të ngjashme

Ska komente

Komento