Bëhu i fortë

Pas 15 vitesh, një i burgosur ik nga burgu dhe hyn në një shtëpi për të kërkuar para dhe gjen një çift në krevat. Të parin e lidh mashkullin, pastaj femrën, të cilës i afrohet dhe i thotë diçka te veshi. Pastaj çohet dhe shkon në banjë.

– Zemër, ky është njeri i rrezikshëm. Duket si ikur nga burgu. Kushedi sa gjatë nuk e ka parë gruan dhe dëshiron të bëjë seks me ty. E pashë si ta puthi qafën dhe veshin. E di se e ke të vështirë, por nëse kërkon të kryejë marrëdhënie, mos e refuzo, edhe pse të vjen për të vjellë. Nëse e hidhërojmë, do të na vrasë. Bëhu e fortë zemër! – thotë burri.

– Jo, jo, nuk ma puthi qafën. Më pëshpëriti në vesh. Më tha se është homoseksual, mendon se je i ëmbël, ndërsa pyetja ishte a kemi vazelinë. I thash se është në banjë. Bëhu i fortë zemër!

Të ngjashme

Ska komente

Komento