Alimentacioni

Babai i shkurorëzuar i thotë vajzës së tij:
– Merre këtë çek dhe dërgoja nënës tënde. Meqë tash i ke 18 vjet, thuaji se këto janë paratë e fundit që merr nga unë për alimentacion. Pastaj tërhiqu prapa dhe shikoje shprehjen në fytyrën e saj…
Vajza shkon në shtëpi dhe i thotë nënës:
– Babai më tha se këto janë paratë e fundit që i merr nga ai dhe tash duhet të largohem dhe të shikoj fytyrën tënde.
– Herën tjetër kur ta takosh babanë thuaji se tash, pas 18 vitesh, kam vendosur t’i tregoj se ai nuk është baba yt. Pastaj tërhiqu prapa dhe shikoje shprehjen e fytyrës së tij… – thotë nëna.

Të ngjashme

Ska komente

Komento