RSS
 

Posts Tagged ‘Gratë’

Grate ne nje takim nderkombetar per te drejtat e tyre

13 Aug

Grate e te gjithe botes se civilizuar jane mbledhur per te kembyer eksperiencat e tyre ne drejtim te perpjekjeve per te gjetur barazine ndermjet burrit dhe gruas.

Ngrihet amerikanja:

- Pas bisedes qe bera me bashkshortin, ne fillim ishte pak e veshtire, thote ajo. Diten e pare nuk pashe ndonje ndryshin te dukshem, por ne ditet ne vazhdim, fale bashkepunimit, fillova te shoh ndryshim dhe tani mund te them se te gjitha punet e shtepise i bejme sebashu.

Radhen e ka francezja:

- Fatkeqesisht, mua mu deshen pak me shume se kater dite, per te pare ndryshimet, thote perfaqesuesja franceze, por tani cdo gje shkon mire, dhe ne jemi tashme nje familje e lumtur.

Po keshtu, folen dhe dhane pervojen e tyre edhe shume femra te tjera nga shume vende te botes. Diku nga mesi, u ngrit edhe perfaqesuesja shqiptare:

- Une moj motra, filloi fjalen perfaqesuesja nga Shqiperia, pasi i kerkova burrit qe te ndajme pergjysem detyrat e shtepise, diten e pare, qe thoni ju, nuk pashe asgje fare, po keshtu edhe diten e dyte dhe te trete, dhe vetem andej nga fundi i dites se katert, filloi te me hapej pak syri i djathte……

 
 

Gratë e ministrave

18 May

-Gratë e dy ministrave të rinj, po pinin kafe te “Sheratoni” dhe po ankoheshin për problemet e tyre. Njëra prej tyre tha:
-Paratë që merr burri im nuk mjaftojnë asnjëherë, nuk di si do ia dal mbanë!…
E dyta i mban ison:
-Ideale do të ishte të gjeje një të dashur që të të jepte dy milionë lekë në muaj.
E para ia kthen:
-Po, posi, po ku ta gjej se?!
-Epo e njëjta gjë është edhe po të kesh dy të dashur që të të japin nga 1 milionë – ia kthen shoqja.
E para thotë:
-Të them të vërtetën, edhe 4 të dashur me nga 500 mijë lekë secili në muaj, nuk do të ishin keq.
Në këtë çast ndërhyn një plak që ishte ulur aty pranë dy grave dhe po dëgjonte bisedën:
-Dëgjoni çupa, kur të arrini në 20-30 mijë lekë për një të dashur, mua më keni këtu…