RSS
 

As Chuck Norrisi nuk mundet

17 Jan

Çka nuk mundet Chuck Norrisi?
Me e shti Serbinë në BE!

 
 

Gjëegjëza

17 Jan

Ditën leh e natën noton – çka është?
Proteza e vjehrrës.

 
 

Pasagjeri

16 Jan

Një pasagjer hipën në autobuz dhe shtyp biletën , pas pak shtyp dhe një biletë tjetër
-Njeri i thotë : Pse shtype dy bileta??
-Pasagjeri – Po të humb njërën kam tjetrën
-Personi – Po ti humbësh të dyja??
-Pasagjeri – Po pse kot e kam abonenë unë !!

 
 

Matematika

16 Jan

Në fund të orës mësuesja e matematikës u thotë nxënësve të klasës së parë:
-Fëmijë, për detyrë shtëpie shikojeni lojën e Barcelonës.

 

Punë shefi

16 Jan

Cili është dallimi në mes jush dhe shefit tuaj:

Kur ti punon pas orarit të punës, atëherë je i ngadalshëm.
Kur shefi juaj punon më gjatë, ai është i përkushtuar!

Kur ti nuk bënë asgjë, je dembel.
Kur shefi juaj nuk bënë asgjë, është tepër i zënë me punë.

Kur gabon, ti je vagabond.
Kur shefi juaj gabon, ai është – vetëm njeri!

Kur bënë diçka pa e pyetur atë, i ke tejkaluar kompetencat tuaja.
Kur shefi yt e bën të njëjtën gjë, ajo quhet iniciativë.

Kur mbron mendimin tuaj, ti je kokëfortë.
Kur të njëjtën gjë e bën shefi juaj, ai është i fortë dhe i vendosur.

 

Bileta e autobusit

15 Jan

Njoni shkon per te bler nje bilet, por ai i porosit dy bileta.
Pse dy e pyet? Ai qe punon aty-
Por nese me humb njera e kam tjetren ja kthen ky!
Nese te humbin qe te dyjat qka do te besh?
Nuk ka problem e kam karten mujore!!

 
 

Narko-Gjyshja

15 Jan

Nipi narkoman: “Gjyshe a mos i ke parë ato tabletat e vogla? Kanë qenë mbi tavolinë”
-Gjyshja: “O hiqju tabletave! A i ke pa ato kuçedrat në kuzhinë?!

 
 

Kravata

15 Jan

Një grua e re hyn në butik dhe thotë: -Dëshiroj t’ia blejë burrit një kravatë, një të mirë e cila do t’ia hapte sytë.
-Shitësja: Të gjitha kravatat ia hapin lehtë sytë burrave – vetëm duhet t’i shtrëngosh fort rreth qafës së tyre!

 
 

Mollët

14 Jan

Bisedojnë dy bionde:
“Mjeku më ka thënë se për një javë duhet të jetoj vetëm me molla”
Ndërsa kjo tjetra e pyet: “E çfarë ndodh nëse rrëzohesh nga molla?”

 
 

Shija

14 Jan

Futet tipi në dyqan dhe e pyet shitësen nëse ka kondomë me erë të luleshtrydhes.
“Nuk kemi”, i përgjigjet shitësja.
“E me erë të pjeshkës?”
“Nuk kemi”
“E mos rastësisht keni me erë të mollës?”
“As të tillë nuk kemi. Ti djali i mirë a po mendon të flesh me të a të bësh kompot?”