RSS
 

Biseda për fëmijët

30 Oct

Dy shoqe takohen me njëra-tjetrën dhe njëra, tepër entuziaste i thotë tjetrës:

– Ua, më në fund, pas tre vitesh që jemi bashkë, Gimi më foli për fëmijë!
– Me të vërtetë? – i përgjigjet shoqja. Po çfarë të tha konkretisht, të bëri ndonjë propozim, apo çfarë…?
– Jo. Më tha që e shoqja, quhet Moza, i tregon ajo, dhe që kanë dy fëmijë, është në pritje të të tretit.

 
No Comments

Posted in Meshkujt

 

Libri pa dobi

30 Oct

    I dashur, e ke parë gjë librin tim.
–    Çfarë titulli ka, pyet ai.
–    Si të bëhesh 100 vjeç, përgjigjet gruaja.
–    E kam hedhur, thotë sërish burri.
–    Si!? E ke hedhur? Po përse?, e pyet gruaja e irrituar.
–    Se donte ta lexonte mamaja jote…, ja kthen burri.

 
 

A luteni para se të hani?

30 Oct

Dy fëmijë në pushimin e orëve të mësimit, bisedojnë mes tyre:

“Më trego – hidhet njëri -, ju luteni përpara se të hani drekë?”

“Jo – i thotë tjetri -, për fat, mamaja ime gatuan mirë!”

 

 
 

Picajoli

30 Oct

“Shefo, si e doni ta pres, në katër, apo në tetë copa?”
Polici rri disa çaste duke u menduar dhe i thotë:
“Më mirë katërsh, se nuk do ta arrij të hajë dot tetë copa!”

 
No Comments

Posted in Policët

 

Si në përrallë

30 Oct

Gruaja: Unë jam për ty si Hirushja, përgatis ushqim, laj, hekuros, pastroj, të gjitha.
Burri: A të kam thënë se kur të martohesh me mua do të jetosh si në përralla.

 
 

Nuk ka mundësi

30 Oct

“Doktor! Im shoq është i bindur se është kompjuter!”
Doktori: “Vërtet? Ma sill menjëherë ti bëj një kontroll mjekësor!
Gruaja: “Siii? T’ua sjell këtu?! Po unë pastaj si të hyj në internet”.

 
 

Lum për mendtë

30 Oct

Flasin dy bionde:
– E di ajo fqinja ime, mbrëmë kishte vdekur në gjumë.
– Vërtet? Sa do të befasohet kur të zgjohet…

 
 

Nuk ka seks?

30 Oct

Gruaja kthehet në shtëpi dhe i thotë burrit:
– Ta dish se gjinekologu më tha se dy javë nuk guxoj të bëj seks.
– Vërtet? E të tha gjë stomatologu?

 
 

Gruaja dhe telekomanda

29 Oct

Në një momenti, i shoqi fillon ta përkëdhelë gruan siç nuk bënte prej kohësh, duke i përshkruar thuajse të gjithë trupin, me prekje të qafës e duke zbritur deri te shpina e madje edhe pak më poshtë.
Mirëpo, atëherë kur gruas filloi t’i lezetojë, papritmas burri ndalon. Pa thënë asgjë, ai ndez televizorin.
“I dashur, ishte e mrekullueshme! Përse ndalove?”, e pyet ajo.
“E gjeta telekomandën, prandaj…”, i përgjigjet shkurt burri.

 
 

Polici i trafikut

28 Oct

Një mëngjes, një fëmijë i afrohet dhe fillon ta imitojë në mënyrë ironike. Polici përpiqet ta ndalojë, por fëmija i shmanget dhe i ikën, duke u larguar disa metra.

Polici i drejtohet duke i thënë: “Hë, mbarove së bëri si budalla?”

Fëmija i përgjigjet: “Unë po, tani e ke radhën ti, edhe për kushedi sa orë me radhë…”.

 
No Comments

Posted in Policët