Një euro

Publikuar më 22/03/2017

Një polic ishte duke bërë xhiron e zakonëshme në pazarin e fshatarëve. Kur i kapin sytë një fshatar hipur mbi pirgun e mollëve. Fshatari qëronte mollë, nxirrte farat, i fuste në xhep dhe pjesën tjetër e flakte. Polici u bë kurioz.
– Çfarë bën kështu, po i çon mollët dëm!
– Jo, – tha fshatari, – i qëroj dhe mbaj farat.
– E përse të duhen farat?
– Pse s’ke dëgjuar për të mirat që kanë?
– Jo, pse ç’të mira kanë farat? – pyet polici.
– Po, ja, – thotë fshatari, – po t’i hash bëhesh i mençur.
– Vërtet?
– Po!
– Sa kushton një farë?
– Një euro.
– Mirë, na tre euro e më jep tre fara.
Me të thënë me të bërë. Polici i mori farat, i futi në gojë dhe i gëlltiti, pastaj tha:
– T’ëmën ore, po unë me tre euro kisha blerë tre kile mollë dhe kështu do të kisha fara pa hesap.
– E shikon, – ia ktheu fshatari, – si u bërë i mençur menjëherë!
– Ke të drejtë, – tha polici e nxorri nga xhepi tre euro, – më jep edhe tre fara të tjera…

Të ngjashme

Ska komente

Komento