Nastradini dhe Cifuti

Publikuar më 20/07/2010

Nje here Nastradin efendiu kish mbetur fyshek pa leke dhe shkoi nen penxhere te nje cifuti te pasur dhe atje unjet ne gjunje e i lutet zotit:

Me jep njeqind leke se, sikur te me japesh, nentedhjete e nente nuk i marr, ngaqe nuk mbaroj dot pune me aq! Cifuti qe mbante vesh permbrenda penxheres, e degjoi dhe tha me vete: “Do ta provoj njehere cdo te beje, do ti hedh vetem nentedhjete e nente leke; valle a do ti pranoje?

Dhe i mbeshtolli vertet aq leke ne nji shami dhe i hodhi perpjete mesa fuqi pati, pa i rene ne sy te Nastradinit. Dhe shamia me leke ra pastaj poshte, perpara Nastradinit, tamam sikur zbriti nga qielli. Ahtere Nastradini zgjati doren e i mori dhe zgjidhi shamine e i numeroi: – Nje, dy, tri, … nentedhjete e nente dhe shamia njeqint! Tamam aq sa me duheshin! Dhe i futi ne xhep e shkoi.

Të ngjashme

4 Komentet

  • Reply erleta 16/11/2010 at 7:13 pm

    shume e forte ju lumte do te doja te isha si ju poete jeni te papare ju lutem beni hala sa pom pelqejn shume eshe nana jeme i pelqen jeni te forte sidomos foret e nastradinit u pelqejn shuma KLM.

  • Reply lina 08/12/2010 at 8:09 pm

    shum i menqun nasradini :P:P hahhahahahahaha

  • Reply .............................. 21/04/2011 at 3:46 pm

    passjsjj shueme mir :d

  • Reply xhesi 07/07/2011 at 3:22 pm

    lene mooooooooo?Kush eshte ai ma i me cur se nastradini?

  • Komento