Luani e demi tu pi

Publikuar më 09/03/2016

Rrinin luani e demi pranë banakut dhe po pinin. I bjen luanit telefoni mobil. Paraqitet ai, ishte gruaja e tij:
– Eja në shtëpi, mjaft ndejte në kafene, po të pres!
– Ja e dashur, menjëherë po vi.
E paguan luani llogarinë, e pi atë që i kishte mbetur në gotë dhe sapo don të niset, demi i thotë:
– E, sikur mua të më thërriste gruaja deri sa jam në kafene me miqtë, nuk do të kalonte ashtu, do të rrija në kafene me miqtë, nuk do të shkoja në shtëpi!
Luani ia kthen:
– Të kuptoj unë ty. mik, por gruaja ime është luaneshë, ndërsa e jotja lopë!

Të ngjashme

Ska komente

Komento